×
  • Showbiz
  • Show

    Është në një lidhje me gazetaren seksi? Aktori i famshëm turk reagon për herë të parë [FOTO]

    Insajderi
    16 January 2021 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej disa ditësh po përflitet se aktori i famshëm, Can Yaman, është në një lidhje me gazetaren e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta.

    E para që hodhi aludimet rreth një lidhje të mundshme mes Can dhe Diletta, ishte Anna Pettinelli gjatë emisionit të saj në radio në RDS. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

    Nga ana tjetër, revista e njohur ‘Chi’ ka publikuar foto ku dyshja shfaqen në moment private duke u puthur dhe përqafuar. E jo vetëm kaq! Pasi thuhet se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku kanë publikuar edhe foto.

    Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave, teksa Can sapo ka postuar një status të koduar në “Instastory”-n e tij. “Është puna ime! Pikë”, ka shkruar duke e shoqëruar me një emoji si për t’ju thënë mediave “heshtni”.

    Në këtë mënyrë ai nuk ka treguar është apo jo në një lidhje, thjesht ka thënë që ta lënë të qetë. Nga ana tjetër, para disa javësh është raportuar se Can Yaman do të marrë rolin e “Sandokan” në serialin e ri të producentëve italian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark