×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Eskalojnë protestat në Iran, gratë i hodhën në zjarr shamitë/ Pamje

    Insajderi
    21 September 2022 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Iranianët kanë intensifikuar protestat e tyre në shumë pjesë të vendit, kjo pas vdekjes paraburgim të një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjeve të hixhabit

    Protestat filluan ditën e premte me demonstruesit që u mblodhën jashtë spitalit të Teheranit, kjo menjëherë pasi u konfirmua vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.

    Protestat eskaluan kur gratë që ishin pjesëmarrëse hodhën shamitë në zjarrë.

    Amini ishte një anëtare e minoritetit kurd të Iranit nga qyteti veriperëndimor i Saqezit në provincën Kurdistan.

    Siç raportohet, policia e akuzoi Aminin për mbajtje të pahijshme të hixhabit ose shamisë së saj.

    Familjarët e Amini akuzuan policinë iraniane se e kishin abuzuar fizikisht atë në paraburgim. Ndërsa, autoritetet mohuan keqtrajtimin e Aminit dhe fajësuan për vdekjen e saj problemet me zemrën.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark