17:55 - 15 Mars 2023

Policia po sulmohet nga huliganët e Eintracht Frankfurt, të cilët u vunë flakën makinave dhe do të përpiqen të hyjnë në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve me Napolin, pavarësisht një urdhri ndalimi.

Napoli fitoi ndeshjen e parë 2-0 dhe janë favoritët për të arritur në çerekfinale për herë të parë në historinë e tyre.

Megjithatë, ndeshja është lënë në hije pikërisht nga ajo që autoritetet lokale kishin frikë kur u përpoqën të ndalonin fillimisht të gjithë gjermanët të merrnin pjesë, më pas pasi humbën një apel duke e reduktuar vetëm në ata që kanë lindur ose janë banorë në Frankfurt.

Ky vendim nuk u përfillë dhe shumë tifozë të klubit gjerman udhëtuan drejt Italisë.

Sipas raportimeve nga ‘Sportitalia’, situata ka eskaluar, me tifozët që kanë vënë flakën makinave.

VIDEO:

Tags: ,