×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Eskurzioni” i zyrtarëve të Vushtrrisë në Shqipëri për hartimin e buxhetit – Insajderi sjell detaje të shpenzimeve

    Insajderi
    31 March 2022 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, që drejtohet nga PDK-ja  shkuan dy herë brenda 100 ditëve në qytetin e Durrësit për të hartuar draftin e buxhetit komunal.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferat Idrizi.

    Idrizi tha se puntorinë e parë në Durrës e kanë mbulur nga buxheti i tyre, ndërsa për takimin e dytë shpenzimet janë mbuluar nga buxheti i shtetit.

    Kreu i Vushtrrisë tha për Insajderin se për dy ditë kanë shpenzuar 675 euro për akomodim për 27 zyrtarë.

    “Për akomodim janë shpenzuar 675 €, për 27 veta nga 25 euro”, tha Idrizi.

    Kryetari Idrizi tha se 12 prej tyre ka marrë meditje, por që nuk e dinë saktë se sa ka qenë një meditje për zyrtarë.  Por ka shtuar se ai dhe nënkryetari nuk kanë pranuar të marrin meditje.

    “Unë dhe nënkryetari Zhegrova nuk pranuam meditje. 12 të tjerëve iu nënshkruajta meditje sipas rregullores në fuqi, sepse është e ligjëshme dhe motivuese.  Nuk e di sa kushton një meditje për Shqipëri”, tha kryetari i Vushtrrisë për Insajderin.

    Ai tha se kanë zgjedhur Durrsin për shkak të çmimit të lirë për akomodim.

    “Arsyeja pse kemi zgjedh Durrsinë është çmimi shumë i lirë 25 euro për natë me ushqim, ku në të njejtin çmim përfshihej edhe shfrytëzimi i salles së takimit dhe kafetë në pauza, që nuk i ke askund në Kosovë, madje as në Vushtrri”, ka thënë ai.

    Idrizi tha se punëtoritë e tilla jashtë Kosovës nuk do t’i ndalë, por se do të tregohet i kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike.

    “Punëtoritë në hartimin e këtyre dokumenteve nuk do t’i ndali as në të ardhmen (gjithnjë duke qenë shumë rational dhe i kujdesshëm në shpenzimin e parasë publike, në kuadër të kornizes ligjore)”, tha ai.

    Ish-kryetari i Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka reaguar për këto dy udhëtime të qeverisë komunale në Durrës. Ai tha se është e papranueshme që në kulmin e rritje së çmimeve, ata të shkojnë në Shqipëri.

    LDK akuzoi qeverisjën aktuale se janë të pa aftë për të përgaditur buxhetin që tre herë.

    “Është e pa sinqertë dhe e papranueshme që në kulmin e krizes së rritjes së çmimeve, një prej krizave më të mëdha që nga pas lufta, qeverisja komunale shkon në Shqiperi për të “përgatitur përsëri” buxhetin! Kujtojmë se Ministria e Financave ka kthyer prapa 3 herë buxhetin komunal të Vushtrrisë për shkak të përgatitjes së dobët dhe jo profesionale të tabelave buxhetore. LDK i bënë thirrje z. Idrizit që të ndal shetitjet dhe te kujdeset për qytetarët e Vushtrrisë”, thuhet në reagimin e LDK-së në Facebook./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark