×
  • Sport
  • Sport

    Ethemi bëhet protagonist në duelin përballë Çekiçit

    Insajderi
    02 February 2023 - 18:53

    Kampionati turk ka dhuruar sot një duel shumë interesant mes futbollistëve shqiptarë, pasi Koniaspori i Endri Çekiçit ka pritur Istanbulsporin e Rrocës dhe Et’hemit.

    Kundrejt çdo parashikimi, ka qenë pikërisht ky i fundit që ka dalë me tre pikët nga kjo ndeshje, të vulosura nga vetëm një gol i shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.

    Protagonist, sigurisht që ishe një futbollist shqiptar.

    Valon Et’hemi, pasi mori një pasim në krahun e majtë, lëshoi një gjuajtje diagonale drejt portës që u devijua dhe topi kaloi mbi portierin e vendasve, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që e mbrojti deri në fund të sfidës.

    Për fat të keq, ky u cilësua një autogol e kështu ish-futbollisti i Kukësit nuk ia doli që të shtonte bilancin e tij personal në këtë sezon ku ka shënuar 8 gola në Superligën turke.

    Me këto tre pikë, Istanbulspor i largohet vendit të fundit në renditje, teksa i është afruar ndjeshëm zonës së mbijetesës mes skuadrave më të mira në futbollin turk.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark