Kampionati Evropian vazhdon sot me tri ndeshje të 1/8 së finales. Ndeshja e parë në program për ditën e sotme është Franca – Irlanda nga ora 15:00.
Në ora 18:00, kampioni i botës, Gjermania, përballet me Sllovakinë. Mbetet të shihet nëse për “Pancerët” do të paraqitet Shkodran Mustafi.
Hungaria – Belgjika është ndeshja e fundit, e cila luhet nga ora 21:00, përcjell Lajmi.net.
Kujtojmë që dje një vend në çerekfinale e kanë siguruar Polonia, Uellsi dhe Portugalia. Madje, tashmë dihet edhe çifti i parë çerekfinalist, Polonia – Portugalia. (Lajmi.net)