×
  • Sport
  • Sport

    Euro 2024/ Maqedonia e Veriut e fillon me fitore…falë 3 shqiptarëve!

    Insajderi
    23 March 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mori fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Skuadra ballkanase, me tre lojtarë shqiptarë në formacionin startues (Alioski, Bardhi, Musliu) e katër të tjerë në stolin e rezervave (Bejtulai, Elezi, Ethemi dhe Ademi), mposhti 2-0 Maltën në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, ku fitorja u arrit në pjesën e dytë.

    45 minutat e para u mbyllën pa gola, për të ardhur më pas e minuta e 66-të, kur Ejlif Elmas e dërgoi topin në rrjetë.

    Vetëm gjashtë minuta më vonë, Churlinov, i shërbyer nga Enis Bardhi, realizoi golin e sigurisë.

    Në minutë e 86-të, Yannick shkurtoi diferencën në 2-1, por asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me vendësit që festuan suksesin e parë në këtë fushatë eliminatoresh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark