×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën

    Insajderi
    08 September 2024 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eurodeputeti austriak, Harald Vilimski, shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Evropian, ka deklaruar se arritja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është e mundur, por kërkon ndryshime të rëndësishme në rrethanat politike të Bashkimit Evropian dhe në situatën politike në Shtetet e Bashkuara.

    “Unë besoj se mund të arrihet një kompromis, por rrethanat politike duhet të ndryshojnë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndryshojë dhe hapi i parë drejt kësaj janë zgjedhjet e ardhshme. Së dyti, aleanca jonë po bëhet më e fortë, deri më sot Von der Leyen dhe ekipi i saj janë të fortë, por aleanca jonë po zgjerohet dhe mund të krijohen rrethana të ndryshme politike. Ne të gjithë kemi nevojë për ndryshime politike, jo vetëm në SHBA, por edhe në të gjithë Evropën”, tha Vilimski në një intervistë për Veçernje Novosti.

    Gjatë vizitës së tij dyditore në Beograd, Vilimski u takua me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryetaren e Kuvendit Kombëtar, Ana Brnabiq. Ai përsëriti se nga të gjitha vendet e Ballkanit, vetëm Serbia i duket si një kandidat i mundshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Vilimski diskutoi me presidentin Vuçiq mbi mundësitë e krijimit të një aleance për të mbrojtur Serbinë dhe Hungarinë nga sulmet e politikanëve të majtë, dhe për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet këtyre vendeve. Ai vuri në dukje se kishte mbrojtur të dyja vendet për zgjedhjet e fundit dhe kishte vëzhguar nga afër proceset zgjedhore, duke thënë se zgjedhjet në Serbi dhe Hungari ishin të lira dhe të drejta, përkundër kritikave të disa socialistëve. Vilimski e përshkroi si një nder që presidenti Vuçiq e kishte falënderuar për mbështetje dhe qëndrim të tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark