×
  • Lajme
  • Lajme

    Europol: Nuk është vërtetuar se në Ballkan ka “kampe të trajnimit” për luftën krah ISIS

    Insajderi
    16 June 2017 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Konflikti në Siri ka pasur një ndikim të madh në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.

    Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim të Forcimit të Ligjit, Europolit, më shumë se 800 persona besohet të kenë udhëtuar për në Siri dhe Irak nga shtetet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me ISIS.

    Pika kyçe për radikalizim, rekrutim dhe aktivitetet e përfshirjes së luftëtarëve të huaj terroristë me synim Sirinë, deri së fundmi janë konsideruar Bosnja dhe Hercegovine, regjioni i Sanxhakut, territoret shqipfolëse të Serbisë, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

    Përveç kësaj ky regjion është rrugë e njohur për udhëtim për në dhe për rikthim nga zonat e konfliktit.

    Ndërsa të dhënat e tanishme nuk vërtetojnë raportimet e medieve për ekzistimin e të ashtuquajturave “kampe të trajnimit” në regjion të ngjashme me ato të cilat supozohet të jenë në Siri, dhe që kanë për qëllim trajnimin për luftë.

    Numri i arrestimeve tregon që kërcënimi primar i terrorizmit ka qenë dhe vazhdon të jetë terrorizmi xhihadist, i cili përfaqësohet nga të kthyerit prej Sirisë dhe nga individët e radikalizuar në vend.

    Niveli i kërcënimit nga terrorizmi i krahut të majtë ekstrem, anarkistëve dhe krahut të djathtë ekstrem nuk paraqesin shqetësim të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në krahasim me terrorizmin e nxitur nga religjioni (kërcënim primar) dhe terrorizmi ento-nacionalist dhe separatist (kërcënim sekondar). /Insajderi.com

    Raporti i plotë mund ta gjeni në këtë KËTU.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark