×
Show

Eva Mendes shpjegon pse mungoi në Oscar

Insajderi
09 March 2017 - 14:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fansat ishin kurioz pse Eva Mendes nuk ishte në ndarjen e çmimeve Oscar në shkurt, përkrah bashkëshortit të saj Ryan Gosling, i cili ishte nominuar për kategorinë aktori më i mirë në filmin ‘La La Land”.

Ajo ka folur për revistën “Shape”, duke thënë se i pëlqen të rrijë në shtëpi. “Ajo që njerëzit nuk dinë për mua është se më pëlqen të rri në shtëpi. Në vend që të isha në tapetin e kuq, dëshiroja të rija me vajzat tona”, ka thënë aktorja 43-vjeçare nënë e fy vajzave, Esmeralda 2 vjeçe dhe Amada 11 muajshe.

Ajo shfaqet në formë shumë të mirë afërsisht një vit pas lindjes së fëmijës së dytë. Dhe aktorja  e “Hitch” thotë se nuk ka qënë e lehtë. “Ka qënë më sfiduese të vija në formë pas vajzës sime të dytë. Tashmë mendoj se nuk ishte aq e vështirë sa mendoja të ishte, sepse unë vrapoj gjithmonë me fëmijët. Nuk ulem kurrë dhe jam gjithë ditën në lëvizje”, thotë Eva.

Disa ushqimeve thotë se u ka thënë lamtumirë. “Nuk mbaj në shtëpi ushqime të gatshme më, sepse po përpiqem të rregulloj një shembull të mirë”, thotë aktorja.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark