×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fabregas kompleton marrëveshjen me klubin italian

    Insajderi
    25 July 2022 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Cesc Fabregas është larguar nga Monaco pas tri viteve qëndrim në Francë.

    Mesfushori spanjoll ka vendosur që ta provoj edhe futbollin italian, por jo në Serie A, por në Serie B.

    35-vjeçari ka arritur tanimë marrëveshje përfundimtare me skuadrën që militon në Serie B, Como.

    Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka njoftuar se marrëveshja përfundimtare mes klubit italian dhe Fabregasit tanimë është arritur.

    “Como ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Cesc Fabregas. Skuadra e Serie B tani është të vendosur të përfundoj dhe nënshkruajë marrëveshjen me kontratë dy vjeçare”.

    “Fabregas pritet të fluturojë në Itali në gusht për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të nënshkruajë deri në qershor të vitit 2024”, ka shkruar Fabregas, transmeton telegrafi.

    Ish-reprezentuesi spanjoll e ka nisur karrierën te Barcelona u ka luajtur në dy periudha të ndryshme, derisa ka bërë karrierë edhe te Arsenal e Chelsea para se të luante në Ligue 1 me Monacon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark