×
  • Sport
  • Sport

    Fabregas: Se kuptoj pse vërshëllehet Messi, PSG nuk ka pasur kurrë një lojtar kaq të madh

    Insajderi
    27 March 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lionel Messi nuk po kalon një moment të mirë te PSG, por siç mund ta kishte imagjinuar, pasi gjithçka është kundër tij. Argjentinasi duket se te skuadra franceze nuk arrin të japë më të mirën e tij, të paktën gjysmën e asaj që jemi mësuar ta shikonim teksa mbante të veshur fanellën e Barcelonës, klub nga ku “Pleshti” mahniti të gjithë.

    Për shkak të paraqitjes jo të mirë që Messi ka te parisienët, tifozët e kanë vërshëllyer dhe kritikuar për formën e dobët të tij.

    Cesc Fabregas ka një lidhje të madhe me Leo Messin. Të dy kanë luajtur e fituar së bashku te Barcelona, teksa për momentin po luajnë në Ligue 1: “pleshti” me PSG-në dhe Fabregas te Monaco.

    Fabregas i del në mbrojtje yllit argjentinas në një prononcim për “Marca”, teksa thumbon tifozët francezë për trajtimin e keq që po i bëjnë shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.

    “Leo Messi është futbollisti më i mirë në histori. Tifozët e PSG-së e vërshëllejnë gjatë ndeshjeve dhe kjo është një gjë shumë e keqe. Ata mund të bëjnë para ose pas ndeshjes, por gjatë 90 minutave tifozët duhet t’i mbështesin lojtarët.

    Është e qartë se humbja me Realin ka ndikuar, eliminimi nga Champions ka tërbuar tifozët, por futbollistët janë të parët që duan të fitojnë.

    Po flasim për një futbollist të një niveli kaq të lartë, të cilin te PSG nuk e kanë pasur kurrë më parë në historinë e tyre”, deklaroi Cesc Fabregas. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark