×
Show

Facebook ia bllokon pikturën nudo artistit

Insajderi
01 March 2017 - 15:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook ka bllokuar një shtëpi ankandi australiane në publikimin e një pikture me personazhe nudo të një artisti.

Punimi i Charles Blackman, “Women Lovers” tregon dy femra nudo që janë shtrirë në krevat, pranë një maceje.

Shtëpia e ankandit, Mossgreen është përpjekur ta promovojë pikturën në Facebook, por rrjeti social ka refuzuar për “reklama për produkte të rriturish apo shërbime”. Shefi ekzekutiv i saj, Paul Summer thotë se ky vendim është “qesharak”.

“Kjo është një pamje e mrekullueshme dhe nuk është aspak seksuale në çdo formë. Duket sikur kthehemi pas në vitet 1950. Është qesharake të censurosh këto gjëra”, ka thënë ai për BBC-në.

Facebook thotë se vendimi i saj është final, edhe pse Mossgreen i ka ri postuar pamjet e pikturës. “Reklama të tilla çojnë në ndenja negative të përdoruesve dhe ne kemi zero tolerancë ndaj publikimeve të tilla”, ka thënë Facebook në një mesazh.

Muajin e kaluar, një mësues francez çoi Facebook-un në gjyq pasi i pezulloi llogarinë për postimin e një fotoje të një gruaje nudo, të artistit të shekullit të 19-të, Gustav Courbert.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark