×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Facebook, Instagram, Tik Tok- Labinot Tahiri ua vë nga një epitet secilit prej rrjeteve sociale

    Insajderi
    04 November 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahir ka reaguar ashpër ndaj disa posterëve që janë ngjitur nëpër hapësira publike. Këta postera përmbanin emrin dhe një foto të Aurona Pelajt, e përfshirë në rrahjen e të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda”.

    Ai me anë të një statusi të gjatë ka thënë se këto veprime të ndalen në vendin tonë duke thënë se nuk jemi në Iran.

    “Pasha besën e Zotit e të Kombit, në mesin e shoqërisë sonë funksionon shitja e vajzave dhe e krimit të organizuar por bash me ataku kaq shumë sikurse këtë vajzë nuk guxon kush me i publiku ato raste. Ju ndoshta do te me shani me këtë postim, por ta dini se ZOTIT DHE GJYKIMIT PREJ TIJ, nuk do ti ikim kurrë sepse është e dëmshme me ia publiku dikujt ftyren, e fytyrën time shembull të zezë me e mbulua vetëm se unë ndoshta e kam fuqinë. Aloo, nuk jemi në Iran”, ka shkruar Labi në Facebook.

    Tahiri përderisa kërkoi që të ndalet publikimi i ka venë edhe një epitet secilit nga rrjetet sociale ku është shpërndarë fotografia e saj.

    “Bollniiii maaaa STOP me publikimin e kësaj vajze. Çka pasni pas me ba po mos të ishte FACEBOOKU I LESHIT, TIK-TOKI I DEGJENERUAR DHE INSTAGRAMI I LAKMISË, ku do ta kishit postuar këtë pamje nëpër shtyllat elektrike?”, shkroi ai ndër të tjerash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark