Kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Fadil Nura, ka thënë se arsimi do të jetë një nga fushat me prioritet në qeversijën e tij.
Nura ka premtuar se do të digjitalizohen shkollat, do të ketë kabinete funksionale dhe do të ndahën bursa.
“Arsimi, si bazament i zhvillimit shoqëror, një nga fushat më me prioritet në Programin tonë qeverisës, duke e vënë fokusin te digjitalizimi i shkollave dhe pajisjen e tyre me kabinete funksionale, autonominë e tyre, ndarje të bursave dhe hapa të tjerë konkret, me qëllim të ngritjes së cilësisë”, ka shkruar ai.