×
Zgjedhjet 2021

Fadil Nura: Qytetarët dhe interesat e tyre do të jenë në krye të agjendës sonë

Insajderi
09 October 2021 - 13:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka premtuar se qytetarët dhe interesat e tyre do të jenë gjithmonë në krye të agjendës së tyre.

Nura bashkë me Sami Lushtakun kanë vazhduar takimet me banorët nëpër fshatin Kllodernicë, lagjen Kushutani të Vajnikut dhe lagjen Hasani në Prekaz.

“Në Kllodernicë, Lagjen Kushutani të Vajnikut dhe Lagjen Hasani në Prekaz, bashkë me gjeneralin Lushtaku, kemi takuar banorët para të cilëve kemi shpalosur programin tonë me te cilin do të udhëheqim Skenderajt drejt zhvillimit e prosperitetit, ku qytetarët dhe interesat e tyre do të jenë gjithmonë në krye të agjendës sonë”, tha ai.

Ai ka prezantuar programin e tij dhe ka thënë se besimi dhe mbështetja për PDK-në po rritet gjdo ditë e më shumë.

“Besimi në Partinë Demokratime të Kosovës sa vjen e rritet, ndërsa fitorja e 17 tetorit do të jetë pashmangshme dhe atë ditë nuk do të ketë humbës, por vetëm fitues”, ka shkruar Nura.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark