BE falimenton La Ligan, 7 klube spanjolle do të kthejnë 70 milionë euro – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    BE falimenton La Ligan, 7 klube spanjolle do të kthejnë 70 milionë euro

    Insajderi
    04 July 2016 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    7 klube spanjolle do të duhet t’i rimbursojnë qeverisë një shumë totale prej plot 68.8 milionë euro, në fonde publike, të cilat sipas Bshkimit Europian, janë përfituar në mënyrë të padrejtë, në mungesë të një justifikim apo argumentimi.

    Vendimi ka mbërritur mëngjesin e sotëm dhe klubet në fjalë janë Barcellona, Real Madrid, Athletic Bilbao, Osasuna, Valencia, Elche dhe Hércules. Katër të parat janë të vetmet në Spanjë që vazhdojnë akoma të jenë teorikisht në drejtim të ortakëve, dhe jo me bazë aksionerësh.

    Përveç Athletic Bilbao, gjashtë të tjerat janë pak a shumë të rënduara në borxhe, dhe për Osasuna e Hércules ekziston risku i falimentimit. Pavarësisht investimeve gjigante të financuesit nga Singaporti, Peter Lim, në të vërtetë edhe Valencia rrezikon të goditet rëndë.

    Hetimi i Bashkimit Europian ka përfshirë tre balance e situacione të ndryshme. I pari: trajtimi preferencial dhe favorizimi i Barcelonës, Real Madrid, Athletic dhe Osasuna për 20 vite.

    Të katërt klubet kanë paguar taksa në masën 25% dhe jo 30% si të tjerët, privilegj ky që është korigjuar nga janari i këtij viti. Bashkimi Europian, tashmë kërkon rimbursimin nga secili prej klubeve në masën 5 milionë euro, por vendimin final mbi shifrën përfundimtare të saktë do ta përcaktojnë organet fiskale. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark