Historia e tij është e denjë për filma.
Idsaleo u gjet 14 vite më parë nga një familje rome në koshin e mbeturinave në Vlorë.
Ata e morën dhe e rritën me dashuri si ta kishin fëmijën e tyre, edhe pse jetonin në varfëri të skajshme.
Sot familja Xhemalaj u bë më në fund me shtëpi të re. Boksieri Ismail Keta ju përgjigj thirrjes së familjes së Isaleos dhe së bashku me fondacionin e tij por dhe donator gjerman i ka dorëzuar celsat e shtëpisë së
Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili në një postim në Facebook shkruan:
“Leonardi e gjeti Isaleon në rrugë, të braktisur, kur ishte vetëm disa muajsh. Mes halleve të veta, nuk u mendua fare ta bënte pjesë të shtëpisë. E rriti si ta kishte një nga fëmijët e tij, me atë strehë e atë shtrat që mund t’i ofronte, por me dashuri. Kampioni Jonny Ismail Keta u njoh me rastin po aq rastësisht. Sot, të dy bashkë, i dhuruam familjes Xhemali çelësat e shtëpisë së tyre të re, sepse mirësia e gjen rrugën për t’u kthyer në shtëpi.
Për të ardhmen e këtij djali që sot është 14 vjeç dhe të atyre që e rritën, do të bëjmë ç’të mundemi, të gjithë bashkë, për t’i ofruar lehtësirat që nuk i siguroi dot familja biologjike.
Faleminderit Ismailit dhe të gjithë ekipit që gezuan sot jo vetëm familjen Xhemali, por të gjithë komunitetin që i priti e mes të cilëve do të jetojnë”.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm kur boksieri Keta ka ndihmuar njerëz në nevojë.