×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Familjari i të dënuarve: Rasti “Monstra” është i montuar politikisht

    Insajderi
    23 February 2021 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bedri Hajdari, përfaqësues i familjarëve të të dënuarve në rastin “Monstra” në Maqedoni të Veriut, ka njoftuar se të premten do të mblidhen për të protestuar rreth verdiktit të gjykatës që u dha këtë të martë.

    Ai është shprehur se në këtë rast ka motive politike.

    “Zoran Zaev nuk ka thënë se ata mund të jenë të pafajshëm por ka thënë se janë të pafajshëm. I dimë familjarët tanë dhe jemi të emocionuar. Rastet janë politikisht të montuara kur janë në pyetje shqiptarët. Rastet zvarriten me vite të tëra dhe nuk zbardhen”, ka thënë Hajdari në Klan Kosova.

    “Kemi vërejtje ndaj politikës aktuale dhe asaj që bashkë me LSDM u munduan ta shporrin një regjim fashist sidomos për neve shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zanafillën e të gjitha montimeve e ka regjimi i Nikolla Gruevskit, mirëpo duke menduar se do ta përjashtojmë nga qeverisja atë dhe do të vjen një regjim që do të dallim mes së drejtës dhe jo të drejtës që nuk ndodhi dhe si rezultat i kësaj gjykimet po bëhen politikisht apo të ndikuara”.

    Hajdari ka thënë se në vitin 2021 kur ka ndodhur rasti Maqedonia e Veriut pretendonte të anëtarësohej në NATO.

    “Nga dëshmitarët janë marrë deklarata të dhunshme”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark