×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Familjarizimi i pushtetarëve të PDK-së në Skenderaj, kushëriri i kryetarit caktohet drejtor në QKMF

    Insajderi
    10 November 2022 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka emëruar Bashkim Nurën drejtor të përkohshëm të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

    Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se Bashkim Nura është kushëriri dhe shoku i kryetarit Fadil Nura.

    Emërimin e Bashkim Nurës në këtë pozitë e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Skenderajt.

    Në një përgjigje për Insajderin, zëdhënësi i komunës, Amir Lushtaku tha se Nura është vendosur në pozitën e drejtorit të QKMF’së si ushtrues detyre, deri në hapjen e konkursit për drejtor të ri.

    Pozita e drejtorit të QKMF’së ka qenë ushtrues detyre edhe më herët, për shkak të angzhimeve që i ka pasë deri para pak ditësh që ka qenë i ngarkuar, tash është emëru një ushtrues detyre tjetër deri në hapjen e konkursit dhe përmbushjen e procedurave të konkursit. Pra, tash është caktu Bashkim Nura. Pra është ushtrues detyre deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të QKMF’së”, ka thënë Lushtaku për Insajderin.

    Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderajt që 11 muaj është pa drejtor.

    Me 21 dhjetor 2021, komuna e udhëhequr nga Fadil Nura kishte vendosur Agron Mehmetin si ushtrues detyre të QKMF’së edhe pse ky institucion kishte drejtorin në pushim vjetor dhe zëvendësdrejtoreshën të cilës iu ishin autorizuar kompetencat nga drejtori Osman Veliu.

    Agron Mehmeti është ish-kandidat për asamble të Komunës së Skenderajt nga radhët e PDK’së.

    Para Mehmetit, detyrën e drejtorit të QKMF-së në Skenderaj e ka ushtruar Osman Veliu në qeverisjen e drejtuar nga Bekim Jashari./GazetaInsajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark