Një fanellë e rrallë me nënshkrimin e legjendës braziliane Edson Arantes do Nascimento-Pele do të shkojë në ankand në Swansea të Britanisë, në një klub të ragbit, i cili e ka në pronësi prej dekadash.
Vlera e fanellës së Santos FC e vitit 1970, e tri herë kampionit të botës do të shkojë në ankand me çmimin fillestar prej 8,000 eurosh.
Ajo është pjesë e një koleksioni që po shitet nga Cwmtwrch RFC, të cilët janë duke mbledhur para për një klub të ri. Pele ka luajtur 18 vite tek ekipi i Santos.
Ai ka shënuar 692 gola për ta, teksa ka ndihmuar kombëtaren braziliane të fitojë tri herë kupën e botës në vitin 1958, 1962 dhe 1970.
Fanella do të marrë pjesë në ankand bashkë me sende të tjera sportive. Ajo është tepër e veçantë, kështu që vjen nga një kohë ku kopjet e fanellave kanë qenë shumë të rralla.
Një fanellë e thjeshtë e Santosit nga viti 1970 do të ishte e mjaftueshme për t’i çmendur koleksionistët, por duke pasur edhe firmën e futbollistit më të mirë të shekullit të kaluar, padyshim që ajo është akoma më e veçantë.
Nuk dihet nëse Pele e ka veshur ndonjëherë atë bluzë, por organizatorët thonë që është tepër e veçantë dhe e rrallë sepse Pele e ka nënshkruar edhe me emrin e tij të pasaportës, Edson.