Orkestra e Berlinit do luaj veprën e inspiruar nga Kosova – Insajderi
×
Kulturë

Orkestra e Berlinit do luaj veprën e inspiruar nga Kosova

Insajderi
22 June 2016 - 20:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Institucioni më i lartë i muzikës klasike në Gjermani, është duke u përgatitur për njërin nga koncertet më avangarde që do të mbahet muajin e ardhshëm dhe një nga veprat të cilat do të luhen në këtë këtë koncert ka të bëjë me Kosovën.

Sipas gazetës gjermane “Der Tagesspiegel” në këtë koncert teatral do të luhet edhe monodrama  “Cassandre” nga Michael Jarrell, e inspiruar nga novela e Christa Wolf, e shkruar në vitet e hershme të ’90 e që flet për ndikimin e luftërave sikurse ajo e Irakut dhe Kosovës por edhe që lidhet me aktualitetin e luftërave në zhvillim.

aktorja

Kjo vepër është cilësuar si një prej më të zorshmëve, do të performohet nga Fanny Ardant, aktorja 67 vjeçare nga Franca e cila ka fituar edhe çmimin “Cesar” për aktoren më të mirë në vitin 1997.

Ajo përpos aktrimit është e njohur edhe për muzikë dhe albumin e saj “Le Zenith des Enfoires”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
Kulturë
30 December 2024
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark