×
  • Sport
  • Sport

    Fansat e Leicesterit shkaktuan tërmete nga festimet e golave

    Insajderi
    08 March 2016 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Suksesi i Leicester Cityt ka shkaktuar “tronditje” tek fansat e tyre, aq sa festimet e tyre kanë shkaktuar edhe tërmete, tregon studimi i një grupi të gjeologëve nga Leicesteri.

    Festimet nga goli i fitores së Leicesterit ndaj Norwichit në minutën e 89’ të takimit ka shkaktuar një tërmet 0.3 ballësh, thonë studiuesit, njofton The Guardian.

    Disa studentë të gjeologjisë kishin vendosur një pajisje për zbulimin e tërmeteve dhe një i tillë ishte regjistruar në rrethinën e stadiumit “King Power” të skuadrës së Leicester Cityt.

    “Pak ditë pasi vendosëm një pajisje në Universitet, kemi vënë re disa lëvizje në seizmogram të cilat tregonin për një tërmet afër stadiumit të qytetit”, tha Richard Hoyle, një student i gjeologjisë në Leicester.

    Një tjetër tërmet u verifikua edhe në ndeshjen e Leicesterit ndaj West Bromit të dielen, i cili sipas studimeve ishte 2.3 ballësh. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark