×
  • Showbiz
  • Show

    Fansi i propozon martesë në mes të koncertit, por si e refeuzoi Dua Lipa?

    Insajderi
    14 August 2022 - 15:27

    Ajo është e njohur për praninë e jashtëzakonshme në skenë dhe ndërveprimin që ka me publikun.

    Dhe Dua Lipa shkoi një hap më tej në një nga koncertet e saj së fundmi dhe një nga këngët e saj ia kushtoi një fansi pasi ai i kërkoi të martohej me të.

    Në një video që ka bërë xhiron e TikTokut, këngëtarja, 26 vjeçe, mund të shihet teksa ecën në skenë me një triko argjendi me shkëlqim dhe çizme të ngjashme.

    Teksa e shikonte personin në mes të turmës, ajo thotë: “Po përpiqem të lexoj se çfarë shkruan në trikon tuaj? Thuhet ‘Martohu me mua’, duke iu referuar një pseudonimi që fansi i kishte vënë asaj.

    Ajo shihet duke buzëqeshur ndërkohë që turma po priste për përgjigjen e artistes së famshme.

    26-vjeçarja shton: “Më vjen keq nuk mund të martohem me ty, por mund të ta dedikojë këtë këngë nëse dëshiron?”.

    Djaloshi që mbante trikon u përgjigj: “Për mua”, që e bëri Duan tutje të thotë: “Për ty”.

    Krijuesja e hitit “One Kiss” filloi të kërcente në mënyrë provokuese dhe të prezantonte këngën e radhës “Good In Bed”.

    @dulapeepguy Reply to @orbitchh ♬ original sound – Dula Peep Guy

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark