Ndërkohë që ndarja e saj nga futbollisti i Barcelonës , Gerard Pique bëri bujë, Shakira mund të ketë një problem tjetër për t’u përballur, pasi dyshohet se një fans i ka dërguar një mesazh jashtë shtëpisë së këngëtares kolumbiane.
Shakira ka parë gjatë mëngjesit të së hënës një shkrim të madh në trotuarin përballë pronës së saj të shkruar me sprajt.
Mesazhi ishte i shkruar në anglisht dhe shkruhej: “Të dua, jeni një grua e bukur”, “Po vij për ty, dashuria ime” dhe “Unë jam gati të martohem me ty që tani dhe tju mbështes”.
Ky veprim i fansit duket se e ka shqetësuar shumë këngëtaren, pasi Shakira ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Kush është ndjekësi i Shakirës?
Ka spekulime se shkelësi mund të jetë rus dhe se ky person ka përgjuar shtëpinë e këngëtares që kur u bë publike ndarja e saj me Pike .
Madje personi në fjalë mund të jetë fotografuar edhe nga paparacët që monitorojnë edhe shtëpinë e këngëtares.