×
  • Sport
  • Sport

    Fantastik Verstappen – fiton çmimin e madh të Spanjës

    Insajderi
    04 June 2023 - 16:47

    Pas Monacos, Max Verstappen fiton edhe në Çmimin e Madh të Spanjës.

    Holandezi nuk e vendosi për asnjë xhiro në diskutim suksesin duke qenë se e udhëhoqi garën nga fillimi në fund.

    Rrezikun e vetëm e hasi në startin e garës kur Carlos Sainz provoi ta parakalonte, megjithatë pas kthesës së parë, kampioni i dyfishtë i botës e stabilizoi pozicionin e tij deri në momentin kur kaloi vijën e finishit i pari.

    Një garë e mirë edhe për dy makinat Mercedes me Leëis Hamilton që u rendit i dytë dhe George Russell i treti. Ky i fundit ishte autor i një garë shumë pozitive pasi u ngjit 12 pozicione nga starti i garës ndërsa në të njëjtën linjë ishte edhe gara e Sergio Perez që arriti të përmirësohej me 11 pozicione nga starti.

    Vendi i pestë ishte maksimumi për Carlos Sainz që e mbylli garën në vendin e pestë ndërsa Charles Leclerc doli pa pikë duke e mbyllur Çmimin e Madh të Spanjës në vendin e 12-të. Në dhjetëshen e parë pati vend për Stroll, Alonso, Ocon, Tsunoda dhe Zhou. Pas kësaj fundjave, Verstappen shkëputet edhe më shumë në krye të kampionatit me 144 pikë ndërsa ndiqet nga Sergio Perez me 105 pikë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark