×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Fatlume ishin ato që kishin ndonjë sakicë afër”, deputetja e VV’së reagon pas sulmit seksual ndaj Nikqit

    Insajderi
    30 September 2022 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Tinka Kurti ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi në Pejë.

    Kurti ka thënë se fatlume kanë qenë gratë ato të cilave u ka rastisur ta kenë afër ndonjë “sakicë” (sopatë), për t’i zmbrapsur sulmuesit.

    “Nuk ka vend për pyetjen ‘Kah po shkon kjo botë? ‘. Monstrueze ka qenë edhe për gjyshet tona. Fatlume ishin ato të cilave u ka qëlluar ndonjë sakicë afër me i zmbraps sulmuesit. Aty ku ka rezistencë nuk ka nevojë për turp. Peja duhet të krenohet me Mrikën e guximshme që po lufton për vete dhe të gjitha ne. Nuk do të thotë se ka më shumë raste për aty ku dijmë. Ka veç rezistencë e luftë më shumë. Aty ku nuk dihet asnjë rast ka fituar heshtja”, ka shkruar Kurti.

    Ajo tha se nuk mund të akuzohet asnjë grua që hesht por duhet ndihmuar.

    Më tej, shtoi se nuk e kanë të gjitha gratë forcën e Mrikës.

    “Jo të gjitha gratë e kanë forcën e Mrikës në raste sulmi. As fizike as atë të denoncimit. Por sa më shumë bashkë në këtë drejtim do të rritet guximi e forca. Nga ana tjetër, gratë kanë denoncuar raste të ngjashme ndër vite. Rastet kanë mbetur po aty. Pa asnjë rezultat. Sistemi i drejtësisë duhet të jetë tërësisht në anën e viktimave dhe me urgjencë të plotë. Ministrja jonë e drejtësisë njoftoi se bash për raste të tilla, javët e fundit është punuar në ashpërsime të Kodit Penal. Jashtëzakonisht mirë. Do të jetë detyra jona t’i përkrahim ato në Kuvend. Qartë dhe prerë. Në anën e viktimave. Pa kompromise. Kurrfare”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark