Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci dhe reperi Don Xhoni gëzonin shoqëri të mirë së bashku. Gjërat më vonë ndryshuan dhe dyshja hoqën njëri tjetrin nga çdo rrjet social.
Insajderi në atë kohë kishte raportuar se ‘Mollë sherri’ për prishjen e raporteve u bë biznesi që Don Xhon kishte në Drenas. Ky i fundit posedonte një lokal ‘shisha bar’ të quajtur “Revolution”, terrasa e të cilit ishte ndërtuar pa leje.
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit i tha atij që duhej ta rrënonte terrasen, ai iu bind urdhrit.
Reperi si duket kishte shpresuar që shoqëria me kryetarin do ta shpëtonte, kështu ka lënë të nënkuptohet kryetari në një intervistë së dhënë së fundmi.
Lladrovci i pyetur për prishjen e shoqërisë me reperin, Don Xhon, ka konfirmuar indirekt se arsyeja ishte pikërisht kjo.
Ai tha se nuk dëshiron të mbështetet nga njerëzit që mendojnë se do i bëj favore që janë në kundërshtim me ligjin.
“Nuk i kemi raportet e mira, i kemi prish. Arsyeja është e lehtë kur njerëzit punojnë me mu mendojnë se kanë me ba gjithçka në Komunë. I kamë thënë njerëzve mos më mbështetni nëse mendoni se bëj favore që janë në kundërshtim me ligjin”, tha ai në një intervistë në Neutral.
Lladrovci e Don Xhoni ishin shokë të mirë mes veti.
Këtë e kishin pohuar ata vet edhe përmes rrjeteve sociale ku kishin publikuar edhe fotografi. Edhe gjatë kohës së fushatës Don Xhoni e kishte mbështetur Lladrovcin për kryetar të Drenasit.