Federata e Basketbollit e Kosovës ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe ministri Hajrulla Çeku ishin të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit, duke theksuar se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë gjithmonë mbështetëse për Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke e përkrahur në projekte të ndryshme.
Ndihma nga MRKS është shumë e rëndësishme dhe domethënëse për FBK-në dhe basketbollin e Kosovës, sidomos tani kur ende po përballemi me vështirësitë e pandemisë me Covid 19.
Në këtë periudhë federatat do të pranojnë gjysmën e vlerës së memorandumit, ndërsa pagesat tjera do të procedohen në tremujorin e tretë dhe të katërt. /Insporti.com/