Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të paraqes për regjistrim për ekipin kombëtar të Kosovës në 3×3 në konkurrencën e meshkujve në kualifikime për FIBA Europe Cup që do të zhvillohet në fundjavën e parë të qershorit në Qipro, këta basketbollistë: Edmond Kryeziu, Rron Dahsyla, Arion Balluku, Visar Ejupi dhe Bardh Rexha.
Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të paraqes për regjistrim për ekipin kombëtar të Kosovës këto basketbolliste: Saranda Daci, Arbnore Përçuku, Marigona Rushiti, Irma Konjusha dhe Etna Rexhepi, përcjell FrontOnline.
FBK ka të drejtë të regjistrojë 6 lojtarë/e (4 në ekip dhe 2 rezervistë/e) dhe më së largu më 27 maj të vendosë për katërshen definitive që do ta përfaqësojë Kosovën në Qipro.
Për 4shen përfundimtare të të dy ekipeve do të vendoset një javë para garës.
Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit Ekzekutiv të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës.