×
Show

Fejohet aktorja shqiptare

Insajderi
12 August 2019 - 18:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Aktorja shqiptare Lyra Xhoci është fejuar sot, lajmin e ka dhënë vetë aktorja duke publikuar disa foto të ceremonisë që është zhvilluar në plazhe.

Lyra është e njohur për publikun tonë me shfaqje dhe me paraqitje televizive, e ndër të tjera edhe në rolin e saj të “Kafeneja Jonë”.

Në fotot që ka postuar Lyra ka bërë edhe një dedikim të veçantë, duke shënuar:

“Ndoshta një ditë, unë do të vrapoj përsëri tek ti. Ndoshta një ditë, ne do të jemi gati. Do të jemi dy njerëz që do të marrim rrugën e duhur, ku u larguam dhe do të jemi të lumtur. Ndoshta një ditë, diku përtej rrugës, në shi, unë do të buzëqesh me ty nga larg dhe t’i do të ma kthen menjëherë buzëqeshjen. Dhe ne thjesht do ta dimë .. si të kthehemi në shtëpi pas një udhëtimi të gjatë larg. Si për të parë mikun tuaj më të mirë për herë të parë, në një kohë të gjatë, pas një jete të qetë. Ndoshta një ditë ne thjesht do ta dimë. Do ta ndjejmë thjesht. Dhe këtë herë, ne do të jemi mjaft të mirë për ta bërë atë të funksionojë. Mjaft e mirë për të qëndruar. Ndoshta ajo ditë, është sot!!!”

Lyra prej kohësh po jeton në Amerikë ku dhe fokus e ka dhe tregun amerikan.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark