×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fenomeni i rrallë në liqenin italian, pamjet bëhen virale

    Insajderi
    19 August 2022 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Liqeni Garda në Itali është një nga destinacionet kryesore turistike në shtetin përtej Adriatikut, i cili gjatë kësaj periudhe është duke përjetuar një ndryshim drastik.

    Veriu i Italisë është duke përjetuar thatësirën më të madhe në 70 vitet e fundit dhe kjo gjë ka bërë që niveli i ujit të liqenin të ulet ndjeshëm, duke nxjerrë në sipërfaqe shkëmbinjtë nënujorë.

    Sipas ekspertëve shtrati i shkëmbinjve, i ngjashëm me një plazh, u shfaq për shkak të mungesës së reshjeve dhe tërheqjes së vazhdueshme të ujit për të ujitur fushat bujqësore gjatë verës.

    Po ashtu edhe shumë liqene dhe lumenj në veri të Italisë, po “vuajnë” nga thatësira e madhe që ka kapluar vendin prej muajsh./A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark