×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Fenomeni Luiz Ejlli| A duhet të investojnë bizneset në “Influencer Marketing”?

    Insajderi
    01 April 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Content is King” (përmbajtja është mbreti), kështu e përshkruan suksesin e marketingut miliarderi amerikan Bill Gates, shkruan Insajderi.

    Ekspertët thonë madje se nuk ka marketing të keq. Realizimi i marketingut, shitja e produktit dhe targetimi i audiencës është thjeshtësuar tejmase në epokën e teknologjisë.

    Gjithçka është lehtësuar për bizneset, edhe investimi është shumëfish më i vogël, mjafton një video 30 sekondëshe dhe një përmbajtje që targeton grupet e caktuara dhe në pak kohë ajo korr suksesin e dëshiruar.

    Mbreti i marketingut tashmë, duket të jetë aplikacioni TikTok.

    Fenomeni Luiz Ejlli në Kosovë dhe Shqipëri dhe ndikimi i tij në marketing

    Pjesmarrja e Luiz Ejllit në Big Brother Vip Albania, ka qenë një “Bingo” e produksionit për popullaritet të madh të këtij reality show.

    Humori i tij, mençuria dhe ndjeshmëria bënë që i njëjti të ketë pas vete një numër të madh ndjekësish dhe pelqyeshmëri të jashtëzakonshme jashtë dyerve të BBVA.

    Ai për pak muaj ka arritur të sigurojë 600 mijë e 9 ndjekës në Instagram dhe mbi 4 miliardë shikime në TikTok.

    Emri i tij, shpesh iu shërbeu edhe bizneseve ‘të korrin sukses’ në shitjen e produkteve të tyre apo shërbimeve.

    Ejlli, kaloi kufijtë e çdo imagjinate.  “Banania Luiz”, kështu e kishte titulluar paketimin e bananeve një tregtar shkodran për të realizuar më shumë shitje.

    Mbështetja për mbretin e BBVA kishte kapërcyer pritshmërinë. Një lokal në Tiranë kishte njoftuar se shpërndanë pije falas vetëm për përkrahësit e Luizit.

    Këtu poashtu hynë edhe personat dhe bizneset që përmes emrit të Luizit në Tik Tok kanë marrë mijëra pëlqime duke qenë se i njëjti është aktualisht perosni më i ndjekur në këtë aplikacion.

    Marketingu përmes influencerëve

    “Influencer Marketing është një hibrid i mjeteve të vjetra dhe të reja të marketingut. Ai merr idenë e miratimit të të famshmëve dhe e vendos atë në një fushatë marketingu moderne të drejtuar nga përmbajtja. Diferencuesi kryesor në rastin e marketingut me ndikim është se rezultatet e fushatës janë bashkëpunime midis markave dhe influencuesve”, ky është definicioni i cili shpjegon më së miri marketingun përmes figurave publike, përkatësisht të famshmëve.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me njohësin e marketingut, Luigj Uka i cili ka dhënë detaje për këtë formë promovimi.

    Sipas Ukës, problemi tek marketingu përmes fenomeneve të rrjeteve sociale qendron te fakti se ata nuk kanë jetëgjatësi.

    Ai thotë se investimi i tillë është euforik dhe aspak analitik.

    “Varësisht nga potenciali dhe kapaciteti i një biznesi, nga lloji i produkteve dhe shërbeve qe i ofron ai biznes, e po ashtu edhe nga tregu qe synohet nga biznesi ne fjale, varet strategjia e marketingut që bene një kompani apo biznes. Kur jemi të fenomenet e rrjeteve sociale, nëse bazohemi ne te kaluare ne fenomene të tilla, një gjë e dimë sigurte, jetëgjatësia e famës së tyre është shumë e shkurtër. Për biznese serioze, për strategji afatgjatë te marketingut figura te tilla nuk gjenden ne ato plane. Investimi i tillë sipas mendimit tim është investim euforik, aspak analitik, shumicën e rasteve nuk arrihet te realizohet kthimi ne investim, dhe nuk është aspak i frytshëm për kompani presicioze e me synime te larta.”, tha Uka për Insajderin.

    Njohësi i marketingut tha se marketingu varet edhe nga profili i kompanive, megjithatë ai thekson se ndikimi nuk është aq i madh përmes “influencer marketing” sa vet fama e personit përkatës.

    Ai shtoi se edhe në të kaluarën ka pasur raste të sensacioneve që më së shumti kanë zgjatur për 1 ose 2 muaj.

    Sipas tij, fenomenet e tilla përveç që kushtojnë shtrenjtë nuk premtojnë kthim në investim.

    “Varet shume nga profili i kompanive, por në përgjithësi ndikimi nuk është edhe aq i madh sa është fama e personit ne fjalë, aq ma pak duke u nisur nga çmimet e shtrenjta qe kërkojnë këto figura për të promovuar produkte, ani pse karriera tyre nuk është aspak premtuese ne jetëgjatësi. Edhe në të kaluarën kemi pasur raste të sensacioneve të shumta që kane zgjatur nga 1 muaj deri në 1 vit dhe qe shumica e këtyre sensacioneve kanë kaluar nga sensacioni ne objekt tallje! Pra fenomene te tilla përveç që kushtoj shtrenjtë, nuk premtojnë as edhe një kthim në investim, e madje nga fenomene te tilla mundemi me pa e me dëgjua, le të themi pas një muaji deklarata, apo sjellje skandaloze, që pastaj do t’i sjellin edhe kompanive investuese imazh jo te mire”, tha Uka për Insajderin.

    Cili është rrjeti social më i suksesshëm për zhvillimin e marketingut?

    Teksa jemi në kohën digjitale padyshim që promovimi i produkteve apo shërbimeve lidhet ngushtë me teknologjinë.

    Njohësi i marketingut ka treguar gjithashtu se cilat janë aktualisht rrjetet ku po fokusohet më shumë marketingu.

    Sipas tij, gjithçka nis nga Facebook dhe Instagram për të vazhduar pastaj me Linkedin, Twitter dhe Tiktok.

    Ai shtoi se përfitimet e rrjeteve sociale në biznese janë shumë të mëdha pasi ofrojnë kushte optimale për targetimine audiencave dhe marrëdhënieve me to.

    “Rrjetet sociale janë te domosdoshme për çfarë do lloji te biznesit, si te tilla ato janë te pa shmangshme, e rëndësia e tyre ne një biznes varet nga traget grupi i biznesit, sa është i përafërt me përdoruesit e rrjetit social te caktuar. Ne Kosove duke u nisur nga eksperienca janë dy rrjete sociale që përdoren nga te gjitha llojet e bizneseve, Facebook dhe Instagram, e varësisht nga profilet e bindëseve dhe nga kultura e brendshme e punës se tyre, kemi biznese qe po i përdorin te gjitha llojet e mundeshe te rrjeteve sociale, duke filluar nga dy të lartpërmendurat e vazhduar me Linkedin, Twitter, Tiktokk etj. Benefitet nga përdorimi i rrjeteve sociale janë shumë te mëdha, nga fakti se secili nga to ka punuar dhe ka avancuar ne ofrimin e kushteve sa me optimale për promovim, PR, targetim etj.”, tha ai për Insajderin.

    
    
    
    
    

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark