×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ferari, G-Class, kërcënime e presione te prindërit e moshuar-rrëfimi i biznesmenit  nga Zvicëra për telashet që i ka më Krenar Çoçajn

    Insajderi
    02 June 2023 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmeni shqiptar që jeton në Zvicër, Viktor Mulaj ka dhënë një rrëfim të gjatë për Insajderin, për telashet që ai thotë që i ka me biznesmenin e mirënjohur kosovar, por që po ashtu është pjesë e lajmeve të show-bizit për lidhjet e tija të dashurisë, Krenar Çoçaj.

    Mulaj në këtë rrëfim ka treguar se gjithçka nisi për një ndërrim veturash luksoze, një Ferrarri 488 dhe një Mercedes G-Class.

    Sipas rrëfimit që ai ka dhënë në Insajderi, vetura që ai mori në sallon e që i ishte thënë që ishte e Krenar Çoçajt ishte një Ferrarri 488, dhe pranoi që të iu shiste një Mercedes G-Class, dhe të i jepnin atij para, diferencën e çmimit.

    Krejt situata dukej normale në fillim derisa personat e tjerë që ishin të përfshirë në këtë transaksion, që ai i ka përmendur me emër, sipas tij, e shitën veturën Mercedes G-Class që e kishin marrë nga ai, për një çmim më të lirë, dhe e blenë një veturë, model i njëjtë, shumë më shtrenjtë, veçse ngjyrë e bardhë dhe e sollën në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark