×
  • Sport
  • Sport

    Ferguson fotografohet në hotelin ku po qëndron PSG, pak orë para ndeshjes me City

    Insajderi
    04 May 2021 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Manchester United, Sir Alex Ferguson, sot në orët e para të mëngjesit është parë nga foto-reporterët në hotelin Lowry në Manchester, aty ku është duke qëndruar vetëm skuadra e Paris Saint-Germain para ndeshjes së sotme me Manchester City.

    Kjo vizitë e Fergusonit disa orë para ndeshjes ka bërë bujë në rrjetet sociale në Angli, duke e komentuar se ai ka shkuar për të këshilluar trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino për sfidën e sotme që ai ka përballë Pep Guardiolës.

    Megjithatë, Ferguson nuk ka bilanc të mirë ndaj Guardiolës, pasi ka humbur në dy finalet që janë takuar, në Romë vitin 2009 dhe në Londër viti 2011.

    Në atë botë, Ferguson ishte trajner i Manchester United, ndërsa Guardiola i Barcelonës.

    Ferguson që nga pensionimi i tij nga zeja e trajnerit, është në pozitën e drejtorit në klubin më të trofeshëm në Britaninë e Madhe.

    Rivali i përbetuar i United, Manchester City sonte do të kërkojë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

    Në ndeshjen e parë në Paris, “Qytetarët” kanë triumfuar me rezultatin 1:2, duke krijuar një avantazh të madh para ndeshjes së sotme që do të zhvillohet me fillim të orës 21:00, në stadiumin “Etihad Stadium”. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark