×
  • Lajme
  • Insajderi

    Feride Rushiti shpërthen në lot kur kujton përjetimet e të dhunuarve gjatë luftës

    Insajderi
    07 May 2021 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mes emocionesh e lotëve, Feride Rushiti ka kujtuar përjetimet e të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Rushiti e cila ka marrë çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme nga Departamenti Amerikan, ka shpërthyer në lot teksa ka thënë se çdo rrëfim i të dhunuarve ka dhimbje në vete.

    “Çdo krim i dhunimit ka lënë pasoja të patjetërsueshme. Lufta nuk i ka kursyer as fëmijët prej moshës 6-9 vjeçare raste që kanë vdek. As gratë që kanë qenë shtatzëna të cilat kurr ma në jetën e tyre nuk kanë mund me u bërë nëna, as të sëmurat psiqike, nënat, gjyshet e burrat. Ka storie të panuëmrta që i kam dëgju i mbaj në kokën time dhe vazhdoj me punu prap. Ndonjëher s’mund t’i bëj ballë”, ka thënë Rushiti në “Dhoma e Rrëfimit” në Insajderi.

    Ajo ka theksuar se pasojat që gratë pas dhunimit përballen janë ende më të rënda.

    “Shumë nga ato thonë se jem t vdekura në mesin e të gjallëve”.

    Për më shumë shiko intervistën e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark