×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ferit Idrizi tregon detaje se si u kërcënua nga një qytetar

    Insajderi
    30 December 2023 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi është kërcënuar nga një person, përmes telefonit. Idrizi për Insajderin tha se personi i dyshuar është ndaluar nga policia.

    Ndërsa bëri të ditur edhe arsyet e kërcënimit, që sipas tij ka të bëj me një konkurs punë

    Po rasti ka ndodh dje, përmes telefonit jam kërcënuar, lidhur me një konkurs punë në shkolla, atij ia ka marrë mendja që ne i kemi fajet“, tha Idrizi për Insajderin.

    Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar për rastin përmes raportit 24 orësh.

    “Vushtrri 29.12.2023-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark