×
Show

Fero duet me reperin e famshëm gjerman Capital Bra?

Insajderi
07 January 2020 - 20:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Fero tash e sa muaj po jeton në Gjermani, saktësisht në kryeqytetin gjerman Berlin.

Ditë më parë i kontaktuar nga Insajderi.com, Fero tha se tash e sa muaj është vendosur në Berlin dhe se tash e tutje do të jetoj atje dhe do të punoj dhe veproj nga Berlini.

Jetesa në Berlin dhe bashkëpunimi me menaxherin e tij të ri Avni Halimin si duket i ka dhënë reperit shqiptar mundësi të reja, nga Instagrami është parë se Fero dhe reperi i famshëm gjerman Capital Bra kanë raporte të mira shoqërore.

Ata madje kohe pas kohe i shpërndajnë këngët e njëri tjetrit në rrjetet sociale të tyre.

Miqësia e Feros me Capital Bra si duket është krijuar edhe falë menaxherit të Feros, i cili kohë më parë ishte menaxher i reperit gjerman Capital Bra.

Nga disa burime të brendshme të Insajderit mësohet se përveç miqësisë Fero dhe Capital Bra janë duke e realizuar edhe një këngë së bashku.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark