×
Show

Fero në bashkëpunim me dy repera tejet të famshëm ndërkombëtar

Insajderi
15 January 2020 - 21:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Gang Gang Entertainment mbanë emrin ‘label-i’ i ri i këngëtarit, Feronit Shabani i njohur si Fero i cili është krijuar qysh nga largimi i tij prej On Records.

Qysh atëherë reperi ka sjellë projekte të reja solo, të cilat kanë prekur sukseset ndonëse jo edhe aq sa për t’u vlerësuar tej mase nga audienca.

SHIKO EDHE > Djali i vozit “Ferrari”, Dani thotë “Krejt e kanë”

E ndryshe nga herët e kaluara, Fero kësaj here duket ta ndërrojë lojë. Ai në llogarinë e tij në “Instagram” ka publikuar një imazh me çka u ka treguar dashamirëve të tij se ndodhet në Berlin.

Pos kësaj, Fero ka dhënë edhe një mesazh tjetër. Ai u pa mes dy rep-artistëve me famë ndërkombëtare, Capital Bra e Samra, që të dy këta tejet me famë në Gjermani.

© Fero [instagram]
“Insajderi” një javë më parë kishte raportuar për bashkëpunimin mes Fero e Capital Bra, i cili u bë zyrtar sot nga vet reperi.

Kujtojmë që kënga e fundit e Feros mbanë titullin “Habibi”, dhe është publikuar kah mesi i dhjetorit të vitit 2019-të duke marrë mbi 1.3-milionë shikime në YouTube.

/ © Insajderi /

 

Detaje të reja për rastin e “tentim-dhunimit” të Butrint Imerit, flasin protagonistët dhe psikologu

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark