Fero Fera, ish-reperi i njohur foli për një situatë shqetësuese lidhur me vajzën e tij, duke sqaruar një deklaratë që kishte bërë disa ditë më parë në rrjetet sociale.
Fero kishte postuar në “Instagram” një deklaratë ku shprehej se vajza e tij po keqtrajtohej nga burra të huaj. Në emision, ai dha më shumë detaje për situatën, duke shpjeguar se kishte marrë foto ku dukej se vajza e tij po tërhiqej kundër dëshirës nga një burrë, ndërsa nëna e vajzës qëndronte indiferente, duke përdorur telefonin.
Pjesë nga intervista
Fero Fera: Një shok i një shoku ka qenë në Dubai dhe më ka treguar që ka parë vajzën time në një situatë të pakëndshme.
Ester Bylyku: Kjo ndodhi në të njëjtën kohë kur e dije që vajza ishte në psikolog në Maqedoni?
Fero Fera: Po, avokatja më informoi se vajza ishte në psikolog dje ose pardje. Por, shoku më tha se kjo ngjarje ka ndodhur javën e kaluar. Në foto shihej një burrë që e ngrinte vajzën time kundër dëshirës, ndërsa nëna e saj ishte në telefon.
Ester Bylyku: Pse vajza nuk donte? Çfarë ndodhi konkretisht?
Fero Fera: Vajza ime ndoshta thjesht donte të luante, por ai burri e tërhiqte kundër dëshirës së saj.
Ester Bylyku: Dhe kjo lidhet me deklaratën tënde të fortë ku the se “vajza ime po keqpërdoret nga burra të huaj”?
Fero Fera: Po. Askush nuk e do vajzën time më shumë se unë. Unë nuk kam pasur mundësi ta shoh dhe të jem pranë saj. Si është e mundur që një person i huaj, një burrë, ka më shumë mundësi të jetë pranë vajzës time sesa unë?
Ester Bylyku: Nëna e vajzës si reagoi gjatë asaj situate?
Fero Fera: Ishte në telefon. Kjo më shqetëson jashtë mase. Si mundet të jem i përjashtuar nga jeta e vajzës sime? Unë bëj gjithçka për të, por sistemi më pengon. Gjykata dhe Prokuroria po përpiqen, por situata mbetet e padrejtë.