×
Show

Fero sfidon publikisht Mc Kreshen dhe Lyrical Son – Ju kërkon sfidë në rap

Insajderi
14 August 2020 - 12:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Fero sapo ka hapur një tjetër debat të madh në muzikën vendore, ai ka publikuar një vidoe në Instagram Story ku publikisht i sfidon Mc Kreshen dhe Lyrical Son, madje ai thotë se është i gatshëm të sfidoj dhe të tjerë si Bim Bimma, Ergen e të tjerë.

Fero është reperi më i popullarizuar nga gjenerata e re e artistëve por që duket që po len gjurme të madhe në historinë e Hip-Hop-it shqiptar.

Që nga koha kur ka hyr Fero në muzikë ai ka nxitur debate të shumta dhe ka krijuar projekte që janë përfolur shumë, po ashtu ka arritur të ndryshoj mënyrën e promovimit të projekteve përmes rrjeteve sociale duke qenë inspirim për shumë artist tjerë.

Pasi bëri bujë të madhe me projektin për bashkimin e reperave  nga Galani, dhe me njoftimin për bashkëpunime me Capital Bra dhe me artist tjerë ndërkombëtare që do të jene pjesë e albumit të dytë, ai sapo ka ndezur lojën serish, kësaj radhë duke ftuar për sfidë disa nga reperet më të mirë shqiptar siç janë Mc Kresha, Lyrical Son, Bim Bimma etj.

Nuk është hera parë qe Fero sfidon artist të tjerë dhe që guxon të bëj gjëra se nuk ka bërë asnjë artist shqiptar deri me tani.

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark