×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Feronikeli nis të organizohet, Granit Begolli emërohet trajner i klubit drenicas

    Insajderi
    03 July 2022 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Feronikeli është klubi që ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës pas luftës, por me largimin e presidentit Naser Ramaj, klubi drenicas mori mori teposhtzën, raporton FrontOnline.

    Kriza e madhe financiare dhe problemet e brendshme në klub bën që në janar të largohen futbollistët kryesor, derisa skuadra u paraqitë me junior dhe nuk ia doli të mbijetonte në elitë.

    Megjithatë, pas gjithë këtyre problemeve, në klubin drenicas kanë nisur të shohin “dritë në fund të tunelit”.

    Burime të FrontOnline bëjnë me dije se Komuna e Drenasit ka marrë përsipër menaxhimin e Feronikelit, janë paguar disa borxhe, por që kryesorja është se është gjetur edhe një sponsor i ri.

    Gjithë këtë organizim të klubit e pason edhe angazhimi i shtabit të ri teknik në krye të Feronikelit.

    FrontOnline mëson se në krye të Feronikelit nga edicioni i ardhshëm do të jetë trajneri dhe ish-futbollisti i njohur, Granit Begolli.

    Marrëveshja mes palëve është arritur dhe se Begolli do të zyrtarizohet shumë shpejt te ish-kampioni i Kosovës.

    Begolli së fundmi ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, skuadër me të cilën ishte afër inkuadrimit në Superligën e Kosovës, derisa më parë ka drejtuar edhe Vëllaznimin e Gjakovës.

    Poashtu, për një kohë, ai ishte edhe drejtor sportiv te klubi i Prishtinës.

    Graniti që ka bërë një karrierë të bujshme si futbollist, vlerësohet si një trajner me prespektivë në futbollin e Kosovës.

    Ndryshe, në edicionin 2022/23, Feronikeli do të bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark