×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    FES publikon zyrtarisht draft-statutin për formimin e Asociacionit

    Insajderi
    30 January 2023 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe, kanë publikuar online versionin e draft-statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Drafti përmbanë 7 kapituj dhe 18 nene.

    Në kapitullin e parë neni 1 pika 2 thuhet se “Statuti do të miratohet nga kuvendi themelues i Asociacionit/Bashkësisë i formuar nga anëtarët me votim të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë fuqinë e një rregulloreje të Qeverisë sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

    Ky draft-statut thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Tutje theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

    Draft-statutin e plotë mund ta gjeni KËTU.

    Ndryshe,këshilltari Special në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet si dhe emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, kanë kërkuar sërish nga Kosova që të nisin me zbatimin e Asociacionit, si një nga zotimet e rëndësishme të bëra në dialogun e Brukselit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark