×
  • Sport
  • Botërori 2022

    FESTA E TITULLIT! Messi dhe kampionët e Botës bojkotuan politikanët argjentinas…

    Insajderi
    23 December 2022 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dihet që futbolli është një mjet, që politika tenton ta shtrydhë kur i nevojitet. Është një fenomen popullor tronditës. Është mëkat ta humbasësh. Por qeveria argjentinase e humbi… Alberto Fernández ishte presidenti i parë i Argjentinës që nuk arriti të priste kampionët e botës në Casa Rosada. Federata e Futbollit Argjentinas (AFA) Lionel Messi dhe skuadra ‘albiceleste’ i thanë ‘Jo’ që në fillim dhe nuk iu dorëzuan asnjë lloj presioni politik. A kishte një hakmarrje në karvanin e paplotë? Askush nuk do ta dijë.

    E vërteta është se nga qeveria argjentinase  i kishte aktivizuar të gjitha kontaktet dhe mekanizmat për të tentuar dhe joshur kampionët. Por ata nuk ia dolën. Kombëtarja e Argjentinës ishte e vendosur në mospërfshirjes në asnjë çështje politike. Është një vend i ndarë, i ndarë në mes. Dhe në këtë aventurë futbolli, që në fillim, motoja e ‘albicelesteve’ ishte: “Të gjithë bashkë”!. Për më tepër, kampioni i sapo shpallur, Nicolás Tagliafico, bëri edhe një apel të bukur: “Shpresoj që kjo t’i ndihmojë të gjithë argjentinasit të bashkohen.”

    Gjithmonë në shtëpinë rozë, Casa Rosada…

    Në kohën e diktaturës ushtarake, kampionët e vitit 1978, kaluan nga ballkoni i Casa Rosada. Në vitin 1986, tashmë në një demokraci, Diego Maradona, e përshëndeti vendin nga i njëjti vend, megjithëse presidenti i vendit atë kohë, Raul Alfonsín, vendosi të mos e shoqëronte në atë vend të privilegjuar, për të mos e shfrytëzuar momentin në favor të tij. Ishte festa e popullit. Nuk ishte festa e një partie politike.

    “Ka shumë spekulime. Unë jam një tifoz i kompletuar i futbollit dhe e vërteta është se i shoh gjërat ndryshe. E dija që lojtarët ishin shumë të rraskapitur dhe donin një festë relativisht të shkurtër. I bëra të ditur AFA-së, se nëse do donin, ata kishin Casa Rosada në dispozicion të lojtarëve, por ata zgjodhën diçka tjetër. Nëse vendimi lidhej me mospërfshirjen e futbollit në politikë, më pëlqen të shkollohem”,- deklaroi presidenti argjentinas, Alberto Fernández.

    FESTA E TITULLIT! Messi dhe kampionët e Botës bojkotuan

    Kundërsulmi i ministrit ndaj Federatës…

    Natyrisht, karvani i frustruar la pasoja të tjera. Presidenti i federatës, Claudio Tapia, ishte zemëruar dhe i kishte vënë në dukje agjencive të sigurimit të kombit dhe qytetit, duke i thënë se ndihej i “tradhëtuar”. Tani ministri i Sigurisë së kombit, Aníbal Fernandez, kundërsulmoi Chiquin: “Këto janë shprehjet që ka ky njeri, që nuk është i sinqertë. Ai thotë atë që mendon, ndërsa këmbëngul se ne po tradhtonim, Messi, De Paul dhe Di María, të cilët ishin tashmë në H17. Askush nuk u ankua, përkundrazi, ata hipën me kënaqësi në helikopterë”.

    Zyrtari e mbylli me ironi të pastër: “Objektivi ishte të mbroheshin lojtarët, jo sepse do t’i lëndonin, por sepse shumë njerëz që duan të afrohen, mund të përfundojnë në çdo gjë. Pastaj shfaqen këto mbeturina të lira (nga Tapia), duke dashur të shpikin katrorin e rrethit. Ne ishim ata që morëm vendimet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark