×
  • Lajme
  • Lajme

    Festë në Kuvendin e Nju-Jorkut për 28 Nëntor

    Insajderi
    28 November 2018 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqiptarët që jetojnë në qytetin e Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan festën e 28 Nëntorit në kuvendin e qytetit.

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, për këtë festim tha se ishte një nder dhe privilegj për të festuar pavarësinë shqiptare, ai po ashtu e falënderoi kryetarin dhe të gjithë antarët e Dhomës e së Këshillit të Nju-Jorkut

    “Urime për të gjithë shqiptarët që festojnë këtë ditë të rëndësishme në historinë, trashëgiminë, kulturën dhe kontributet që shqiptarët amerikanë kanë bërë këtij qyteti të mirë”, u shpreh Gjonaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

    Aty performuan disa valltarë për të pranishmit vallet shqiptare.

    I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe ushtari i Marinsave Amerikane, Mark Kepi, i cili në rrjetin social Twitter ndau disa momente nga ky manifestim.

    Ai nëpërmjet kësaj uroi festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

    “Sot Parlamenti i qytetit të Nju Jorkut ishte kuq e zi. Gëzuar pavarsinë Shqiperia jonë e dashur”, ishin fjalët që tha ai në postimin e tij në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark