×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Festivali i Sanremos, shqiptari Ermal Meta merr vendin e 3

    Insajderi
    07 March 2021 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një mbrëmje të gjatë ku gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, këngëtari shqiptar Ermal Meta zuri vendin e tretë në edicionin e 71 të Sanremos me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’, e cila shumë e pëlqyer nga publiku.

    Maneskin janë fituesit e edicionit të 71 të festivalit Sanremo. Grupi i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio fituan me këngën ‘Zitti e buona’. Në vendin e dytë u rëndit Fedez dhe Francesca Michielin me ‘Call me name’.

    Në skenën e Ariston përformuan live 26 këngëtarët big, ndërkohë që kënga e Ermal Metës ishte një nga këngët pretendente për çmimin e parë.

    Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit në 2018 i shoqëruar me Fabrizio Moro, i cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra.

    Fitorja e Maneskin tërhoqi vëmendjen pasi një grup roku nuk ka qenë shumë i shpeshtë në këtë festival.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark