Futbollisti i Trepçës ’89, Fetah Ibrahimi e ka mbyllur karrierën prej futbollisti.
Ai debutoi 18 vite më parë me Trepçën ‘89, duke lënë të kuptohej që një mbrojtës i ri, shumë luftarak po rritej me ngjyrat gjelbërt e zi.
Ibrahimi, u pensionua në ndeshjen e fundit të edicionit 2021/22, në Ligën e Parë, para publikut vendës me fanellen e Trepçës, ku u nderua nga klubi dhe morri duartrokitjet e merituara për karrierën e tij të gjatë në futbollin kosovar.
Fetah Ibrahimi, qëndroi për tri vite te 89-shi, duke qenë i padiskutueshëm në pozitën e tij.
Me “minatorët”, mbërrijti deri në finale të Kupës, para se të largohej nga “Riza Lushta”.
Me këtë skuadër ai fitoi dy titujt, atë të kampionit të Kosovës dhe Superkupës. Poashtu, me Trepçën u shpallë kampion edhe në Ligën e Parë të Kosovës, në vitin 2015.
Vec dy skuadrave mitrovicase, mbrojtësi i krahut të djathtë, ishte pjesë e Drenicës dhe Vushtrrisë.
Pak vite para se të përshëndetej me futbollin, ai fitoi çmimin si “Futbollisti i vitit 2018” në Mitrovicë.