Fidan Aliti ka udhëhequr mbrojtjen së bashku me Lumbardh Dellovën dhe Ilir Krasniqin. Të dy e kanë kaluar provimin, sipas Alitit.
“I takon një urim dhe një kompliment djemve të ri që kanë ardhur për herë të parë. Kanë bërë punë fantastike. Është dashur t’i dirigjojë dy lojtarët tjerë të mbrojtjes. Komplimente për ta, kanë bërë lojë fantastike”, ka thënë Aliti.
“Terreni ishte i njëjtë për të dy palët. Nuk kemi rrezikuar shumë dhe e kemi ditur që kemi Vedatin përpara. Në këtë terren shihet karakteri i ekipit dhe këtë e dëshmuam. Luftuam për njëri-tjetrin”, ka shtuar Aliti.
Sipas tij, Kosova është gati për ndeshjen e vështirë ndaj Zvicrës në udhëtim.