×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    FIFA i bën presion, kombëtarja e madhe e futbollit refuzon të luajë ndeshjen e lënë pezull

    Insajderi
    12 August 2022 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Brazili ka refuzuar të luajë ndeshjen e mbetur pezull kundër Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror 2022.

    FIFA ka planifikuar që takimi të luhet në shtator, por federata e Brazilit ka dalë kundër vendimit të organit më të lartë drejtues të futbollit në botë.

    Ndeshja kualifikuese mes Brazilit dhe Argjentinës nisi të luhej rreth një vit më parë, por u ndërpre pas vetëm 6 minutash lojë, teksa zyrtarë brazilianë të shëndetit publik dhe policia e këtij vendi ndërhynë në fushë, duke akuzuar 4 lojtarë të Argjentinës se kishin thyer rregullat kundër COVID-19.

    Sipas presidentit të federatës braziliane të futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigez, trajneri i pesë herë kampionëve të botës, Tite nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje, pasi u druhet dëmtimeve të mundshme, pezullimeve dhe ndoshta një bojkoti të Argjentinës.

    Në një deklaratë për mediat, Rodrigez ka thënë: “Besoj se me mirëkuptimin e FIFA-s do të arrijmë në përfundimin që kjo ndeshje të mos luhet. Unë do të bëj gjithçka që të plotësoj kërkesën e stafit teknik të kombëtares. Kupa e Botës në Katar mbetet përparësi për ne dhe nëse kjo ndeshje nuk rekomandohet nga trajneri i Seleçaos, ne nuk do të luajmë”.

    Një ndeshje e tillë në fakt ka fare pak kuptim tani, duke qenë se të dyja kombëtaret, si Brazili dhe Argjentina, e kanë siguruar pjesëmarrjen për në Botërorin 2022 që nis në fund të nëntorit.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark