×
  • Sport
  • Botërori 2022

    FIFA i përgjigjet pozitivisht “kërkesës” së Messit/ Pezullohet arbitri që drejtoi ndeshjen Holandë-Argjentinë

    Insajderi
    12 December 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    FIFA pezulloi arbitrin spanjoll Antonio Mateu Lahoz. Shkak u bënë kritikat nga futbollistët për gjykimin e tij në sfidën çerekfinale mes Holandës dhe Argjentinës.

    Gjatë kësaj përballje Lahoz ndëshkoi 14 futbollistë dhe është arbitri që ka nxjerrë më shumë kartonë të verdhë në këtë botëror.

    FIFA ka patur rezerva me vendimet e marra nga 45-vjeçari, i cili ka gjykuar edhe ndeshjet e fazës së grupeve Katar-Senegal dhe Iran-Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sërish ka dhënë nga 10 kartonë të verdhë për secilën sfidë.

    Antonio Mateu Lahoz është një arbitër me përvojë, pasi ka gjykuar edhe finalen e Champions League vitin e kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark